Vjosa Osmani i shkon n’konak Bekim Jasharit

Shpërndaje

Krytari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari pret në takim Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, njofton ALBAZONE MEDIA.

Njoftimi i plotë:

Prita në vizitë zyrtare Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, vizitë kjo e para e këtij institucioni në komunën tonë gjatë mandantit tim qeverisës.

Bashkë me U.d. presidenten Osmani, vizituam fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe ndamë dhurata.

Me U.d Presidenten biseduam rreth projekteve të rëndësishme të komunës sonë, të cilat duhet të përfshihen patjetër brenda buxhetit Kosovës për vitin 2021, projekte këto për të cilat znj. Osmani premtoi se do t`i përkrahë.

Ishte konkludim i përbashkët që kemi shumë punë për të bërë dhe vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta.