Zaev: Sot kemi paguar 838 mijë vaksina. Ja kur pritet të mbërrijnë

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se Qeveria ka paguar vaksinat kundër koronavirusit. Ai në emisionin “Top Tema” theksoi se sot shteti ka paugar 838 mijë vaksina kundër COVID-19.

Sipas tij, vaksinat pritet të mbërrijnë gjatë tremujorshit të parë të vitit, gjegjësisht deri në muajin mars të 2021.

Ai përsëriti paralajmërimin e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe se të parët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit shëndetësor, ushtria dhe policia.

Ministri Filipçe javën e kaluar njoftoi se sistemi shëndetësor për përgatitet për vaksinimin e popullatës.