Zv.ministri Sulejmani sot në ditën e fundit të vizitës në Turqi takon Kryetarin e Komunës Zejtinburnu, z.Ömer Arısoy

Shpërndaje

Zv.ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani pas vizitave të shumta me personalitete të larta në Turqi, sot vizitën e tij disaditore e përmbyll duke takuar Kryetarin e Komunës Zejtinburnu,z.Ömer Arısoy, njofton ALBAZONE MEDIA.

Njoftimi i plotë:

Vizitën time disaditore e përmbylla me z.Ömer Arısoy, Kryetar i Komunes Zejtinburnu.

Po, nevojitet më shumë bashkëpunim institucional si në nivelin qëndror po edhe në atë lokal. Me qëllim avancimin dhe përmirësimin e kushteve të qytetarëve tanë. Ky, ishte qëndrimi jonë i përbashkët gjatë takimit.

Ndryshe, me kryetarin Arisoy biseduam edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sferën e kulturës mes dy vendeve tona. Konkretisht, në rrafshin lokal përmes festivaleve apo organizimive të ndryshme kulturore artistike.

Gjithashtu, z.Arisoy më uroj sukses në detyrën e zv.Ministrit të Kulturës, duke më dhuruar një dhuratë simbolike.