Audio incizimi i Zaevit dhe Verushevskit! Zaev: Nuk e kam dëgjuar, do të mundohem këto ditë të gjejë kohë

Shpërndaje

Pas padisë për shpifje nga Zoran Zaev, gazetari Zoran Bozhinovski në rrjetet sociale publikoi audio incizim dhe transkriptë të bisedës mes Aleksandrit, djalit të ish agjentit Zoran Verushevski dhe ish kryetarit të komunës së Strumicës dhe lider i LSDM, ndera kryeministër i tanishëm , Zoran Zaev.

Audio incizimi është i gjatë 2 orë e 17 minuta. Sipas informacioneve takimi ka ndodhur në gusht të vitit 2016, në drekë në një hotel në Strumicë. Siç thotë Bozhinovski, Aleksandër Verushevski në drekë me Zaevin është dërguar nga Sasho Mijallkov, ish shef i DSK, për të biseduar, negociuar dhe për të dakorduar marrëveshje të ardhshme. Një vit para kësaj bisede, Mijallkov dha dorëheqje nga funksioni i drejtorit në DSK.

Në video incizimin mund të dëgjohet Zaev duke thotë “Do të ndryshojmë gjykatësin, dëshiroj të dakordoj?”

Në audio incizimin dëgjohet se si Zaev pranon të dakordohet me Sasho Mijallkov, kështu që kërkon t’ia japin vetëm Gordana Jankullovskën dhe Mile Janakieskin.

“Do i japin të shkojnë në burg Gordanën dhe Milen?”

Sipas gjendjes së tanishme duket se marrëveshja ende vlen për shkak se Jankullovska po e vuan dënimin me burg, ndërsa Janakieski ishte në paraburgim ndërsa tani është në paraburgim shtëpiak. Edhe Mijallkov është në paraburgim shtëpiak dhe është i akuzuar edhe në raste tjera që janë në procedurë gjyqësore.

Për audio incizimin, kryeministri Zoran Zaev për TV21 tha se ende nuk e ka dëgjuar dhe se pasi që ta dëgjojë do të japë koment. Megjithatë tha se incizimi është nga vitit 2016.

“Ende nuk e kam dëgjuar incizimin e publikuar. Këto ditë do të mundohem të gjej kohë për ta dëgjuar e më pas do të mund të jap përgjigje. Përndryshe, mesa e kuptova biseda është nga vitit 2016”, tha Zoran Zaev.

Pyetjes se a ka ndryshuar ndonjëherë gjykatës, që doli nga incizimi, Zaev për TV21 tha:

“Asnjëherë nuk kam ndryshuar gjykatës. Unë asnjëherë nuk kam pasur dhe nuk kam kompetencë për të ndryshuar gjykatës”, u shpreh Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në audio incizim Zaev thotë se ka edhe biseda tjera të incizuara nga oponentët politik dhe të gjithë audio incizimet nuk janë marrë nga Verushevski. Megjithatë parashtrohet pyetja sa audio incizime të tilla ka dhe a mund të presim të ashtuquajtura “bomba” të reja duke pasur parasysh se pas disa muajve kemi zgjedhje, këtë herë lokale.