Donika Gërvalla: Isa Mustafa e instaloi Agim Veliun që ta eksplodojë Qeverinë Kurti

Shpërndaje

Ish-anëtarja e LDK-së tani kandidate për deputetë nga Lista e Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje, Donika Gërvalla, tha se Isa Mustafa e ka instaluar qëllimisht Agim Veliun si ministër në Qeverinë Kurti.Gërvalla tha se qëllimi i Isa Mustafës ka qenë që “pullën e kuqe” të eksplodimit të Qeverisë ta bëjë Agim Veliu.“Unë mendoj që Agim Veliu ka qenë pikërisht personazhi që Isa Mustafa e ka instaluar në atë qeveri me qëllim që në momentin që e prek pullën dhe që nuk i konvenon kjo qeveri, Agim Veliu do të eksplodonte atë qeveri dhe ashtu ndodhi”, tha Gërvalla.“Kjo u pa qysh në fillim, ai ka qenë kundërshtar i këtij koalicioni që nga fillimi” , tha tutje ajo.