E moshuara që jeton e vetme tregon si iu grabitën 55 mijë euro nga tre persona (Video)

Shpërndaje

Një e moshuar nga fshati Gjergjedell i Kaçanikut ishte cak i një vjedhjeje të shtunën mbrëma.

Asaj i hynë shtëpi tre persona të panjohur të cilët nën kërc*ënimin e thi*kës dhe duke e sul*muar i vodhën një telefon dhe një kasafortë metali në të cilën ishin 55 mijë euro që kjo i kishte kursyer përgjatë viteve, njofton Klan Kosova.

E moshuara që jeton e vetme që nga viti 2012 kur i vd*iq burri, thotë se paratë i ruante për të blerë një banesë në Ferizaj.

Në vendngjarje kishin dalë të shtunën edhe policia që po heton rastin, derisa të dyshuarit akoma nuk janë kapur.