Ekspoze ambulancash në sheshin Skënderbej, 36 autoambulanca të reja i shtohen flotës së Urgjencës Kombëtare

Shpërndaje

Ekspoze ambulancash të reja në sheshin Skënderbej. Ka qenë vet kryeministri Edi Rama ai që ka inauguruar bërjen pjesë të flotës së Urgjencës Kombëtare, të rreth 36 autoambulancave të reja, ndërsa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, Skender Brataj.

Ndërkohë që mediat nuk janë lejuar nga policia dhe Garda t’i afrohen kryeministrit.

Postimi i Edi Ramës:

Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me 4 rrota në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane, e cila sot ka kapacitetin e plotë në kryerjen e misioneve të saj në territorin e Shqipërisë, 24 orë në 7 ditë të javës.

***imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qenë.