Flet 70-vjeçarja që i’u vodhën 55 mijë euro: Paratë i kam ruajtur me ble banesë

Shpërndaje

Remzie Mani është rra*hur dhe është lidhur mbrëmë në shtëpinë e saj në Gjurgjedell të Kaçanikut, nga tre persona të panjohur, derisa nën kërcënimin e ar*mës ia kanë vjedhur 55 mijë euro dhe telefonin. Në një rrëfim për T7, 70-vjeçarja deklaron se paratë i ka ruajtur për ta blerë një banesë, ndërsa dhimbjet nga rra*hja e mbrëmshme po i ndien edhe sot.

“Kanë hyrë tre persona, të mas*kuar e kanë thy derën, unë jam kanë fjet, ma kanë mëshu grusht me kanë lidhë, më kanë pyet ku i ke paratë, deri sa i kanë gjetë më kanë maltretu, paratë i kam ru me ble banesë, kryt edhe sot po me dhemb, shumë keq jam me shëndet, po më dhemb trupi në tana antë, ishalla policia i zen hajnat”, tha ajo.

Mirëpo, cila është historia e kësaj gruaje nga Kaçaniku? Mani njihet si humaniste e fshatit. Vite më parë, ajo kishte investuar në rregullimin e varrezave të fshatit Gjurgjedell me një shumë prej 5000 €.

BIK-u, në krye me Naim Tërnavën, i kishin ndarë mirënjohje zonjës Remzije.