Garda me kuaj, me dy flamujt/ Erdogan publikon pamjet nga pritja madhështore që iu bë Ramës në Turqi (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Ankara, në një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ndërkohë, vetë Erdogan ka publikuar pamje nga pritja madhështore që iu bë Ramës.

“Ceremonia e pritjes zyrtare për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama”, shkruan Erdogan.

Në video shihet fillimisht Garda që vjen mbi kuaj, duke mbajtur në dorë dy flamujt, atë të Shqipërisë dhe Turqisë.

Më pas Rama përshëndetet me Erdogan me dorë në zemër, duke shmangur shtrëngimin e duarve, në respektim të masave antiCOVID.

Ndërkohë, Rama është shoqëruar nga kabineti i ministrave, e po ashtu i pranishëm në vizitën në Ankara ishte edhe Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.