Maqedoni: Gjithsej 64% e qytetarëve konsiderojnë se mediumet raportojnë në mënyrë profesionale gjatë kohës së Kovid-19

Shpërndaje

Gjithsej 54 për qind e qytetarëve konsiderojnë se mediumet raportojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme gjatë pandemisë me Kovid-19. Mediumet në të cilat më së shpeshti janë vërejtur dezinformata dhe informata të gabuara janë mediumet sociale – madje 28,8 për qind dhe atë më së shumti Fejsbuku, por edhe kanalet televizive – 26,8 për qind.

Këtë e tregon hulumtimi i zbatuar nga Instituti për Mediume i Maqedonisë (IMM), në bashkëpunim me agjencinë M-Prospekt, në lidhje me qëndrimet e qytetarëve për raportimin mediatik gjatë pandemisë me Kovid-19.

Hulumtimi është zbatuar në telefon, prej datës 14 deri më 20 dhjetor të vitit 2020, në mostra të rastësishme nga 1003 të anketuar.

Sipas përgjigjeve të tyre, çdo i katërti i anketuar 25 për qind, tërësisht pajtohet me këtë deklaratë, 39 për qind deri diku pajtohen, 21,8 për qind deri diku nuk pajtohen, ndërsa 13,6 për qind aspak nuk pajtohen. Marrë në mënyrë kumulative, përqindja e atyre të cilët konsiderojnë se është raportuar në mënyrë profesionale dhe të paanshme është 64,1 për qind dhe është më e madhe nga ato të cilët nuk pajtohen me atë dhe arrin 35,4 për qind.

Analiza e përgjigjeve tregon se pëlqimi për raportimin profesional dhe të paanshëm rritet me moshën.

Sipas hulumtimit, 19 për qind e grupmoshës prej 18-29 vjet tërësisht pajtohen me deklaratën se mediumet gjatë pandemisë me Kovid-19 raportojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme, te grupmosha prej 30-64 vjet kjo përqindje lëviz prej 22-23 për qind, ndërsa te grupmosha mbi 65 vjet është më e lartë dhe arrin 36 për qind e të anketuarve. Pothuajse çdo i treti maqedonas etnik, gjegjësisht 29,4 për qind, tërësisht pajtohen me këtë konstatim, kundrejt 13,3 për qind e të anketuarve shqiptarë etnik.

Si medium ku më së shpeshti janë vërejtur dezinformata dhe informata të gabuara, të anketuarit më së shpeshti i përmendin mediumet sociale, 28,8 për qind dhe kanalet televizive 26,8 për qind.

Sipas analizës, pothuajse 19 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kanë vërejtur dezinformata dhe misinformata në portalet e internetit, 8,7 për qind në mediat e shtypit, ndërsa rreth katër për qind në radio. Gjithsej 12 për qind nuk kanë vërejtur dezinformata dhe misinformata.

“Vërehet se gjeneratat e reja prej 18 deri në 39 vjet më shumë i theksojnë mediumet sociale dhe portalet si lloj mediumi në të cilat kanë vërejtur dezinformata dhe misionformata, kundrejt më të moshuarve, veçanërisht ato mbi moshën 50 vjeç, të cilët më shumë e theksojnë televizionin si burim të dezinformatave dhe misinformatave”, kumtoi IMM.

Nga ato të cilët i kanë potencuar mediumet sociale si burim të dezinformatave dhe misinformatave, përqindje më e madhe 84,5 për qind e kanë potencuar Fejsbukun, 7,6 për qind Jutjubin, ndërsa 5,8 për qind rrjetin social Tuiter.

Analiza tregon se informatat e gabuara, të pavërtetuara dhe dezinformatat janë ato që 39,7 për qind e të anketuarve i kanë potencuar se u pengon në mënyrën e raportimit gazetaresk.

Ky hulumtim është bërë në suaza të projektit “Njohuritë për lajme dhe njohuritë digjitale – Ballafaqimi me lajmet e rreme” që e zbatojnë Instituti për Mediume i Maqedonisë, Instituti për studime komunikuese, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe Instituti për mediume dhe ndryshime nga Londra, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.