“Ngrini këmbët të provoni mishin tim falas”, reklama që degjeneron femrat nga Nusreti! (Video)

Shpërndaje

Ai është shefi më i vetëreklamuar dhë më i dëgjuar në Dubai. Si paraardhësit, i bën reklamë punës së tij, që duket se e bën me mjaft pasion dhe art, madje duke i vënë vetes nofkën “The Saltfather”, një imitim i kumbarit të mafias, por tashmë me kripën e kuzhinës.

Nusret Gokce, kurd nga Turqia, i njohur me nofkën “Salt Bae”, për mënyrën e kriposjes së mishit, shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”, e ka të mbushur galerinë e fotove dhe të videove me personazhe të famshme nga gjithë bota. Tenori Andrea Boçeli, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, miliarderi rus, Roman Abramoviç, lojtari fenomenal (tashmë i ndjerë dhe me një tavolinë të rezervuar përjetë te restoranti i Nusret) Diego Armando Maradona, Lionel Mesi, Pogba, prezantuesi amerikan Stiv Harvi etj, kanë qenë klientë të restorantit të famshëm, ku të shtunën e kaluar u kapën në video duke ngrënë disa ministra dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë “Rama”, nën shoqërinë e një biznesmeni të lidhur ngushtë me kryeministrat e Shqipërisë.

Por, mes shumë videove në instagram, në faqen “nusret_fan_saltbae”, të vr*et sytë një video që degjeneron femrat. Dy vajza që i afrohen banakut të mbushur me ushqime, që ngrenë këmbët dhe presin që Gokçe, nga ana tjetër të presë mishin mbi një bord të drunjtë dhe me majën e thikës së gjatë si jatagan t’ua fusë në gojë, me radhë.

Sigurisht për Nusret Gokçe kjo është pjesë e reklamës, sidomos në vendet e Lindjes së Mesme, si në Dubai ku nuk po respektohet as distancimi fizik në kohë pandemie.

Pak muaj më parë, më datën 26 Shtator 2020, Bordi i Licencimit dhe Departamenti i Shërbimeve Inspektuese në Boston, urdhëroi mbylljen e restorantit të tij, sepse klientët dhe personeli ishin pa maska.

Performanca degjeneruese e vajzave përpara Gokçe:

VIDEO