Osmani dhe Dimitrov takojnë Borrellin dhe Lajçakun, politika e zgjërimit të BE- së me vendet e ballkanit

Shpërndaje

Në vazhdim të vizitës së punës në Bruksel takim me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së dhe Nënkryetar i Komisionit Evropian Josep Borrel. Në fokus të agjendës ishin marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, si kontribut më i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon. Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ka ndikim kyç në forcimin e këtyre tendencave, duke përforcuar themelet për Evropë të sigurt dhe stabile.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, takim edhe me Miroslav Lajčák, përfaqësues special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd – Prishtinë. Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut medoemos duhet të vazhdojë si konfirmim për kredibilitetin e politikës së zgjerimit të BE-së në rajon; e rëndësisë së veçantë është të sigurohet progres në dialogun Beograd – Prishtinë që në mënyrë shtesë do të forcojë idenë evropiane në Ballkan.