Reshje bore sot thuajse në gjithë vendin

Shpërndaje

Moti sot në vend do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë, pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të reja të borës, por në masë më të madhe në pjesët perëndimore.

Në pjesën më të madhe të vendit, do të formohet mbulesa e borës. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në 1, dhe maksimale do të arrijë nga 0 në 7 gradë.

Në Shkup kryesisht mot me vranësira dhe i ftohtë, pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të herëpashershme të borës dhe pritet të formojë një mbulesë më të vogël dëbore. Temperatura minimale do të ulet në -4, dhe maksimale do të arrijë 2 gradë.

Sipas Entit Hidrometeorologjik, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot kryesisht i thatë dhe shumë i ftohtë, veçanërisht gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme kur temperaturat ditore në pjesën më të madhe të vendit do të qëndrojnë nën zero. Të shtunën po ashtu priten reshje të borës.