Rreth 250 specialist privat do të punësohen në institucionet shëndetësore publike

Shpërndaje

Punësimi i specialistëve privat u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin e mëngjesit në RTVM, për të cilin ai tha se janë siguruar mjete financiare.

“Ne patëm takime të shumta me specialistët privatë, bëmë një premtim. Janë siguruar fonde për afro 250 specialistë që do të punësohen në institucionet shëndetësore publike, në mënyrë që ata të mund të shohin të ardhmen këtu në vendin tonë”, tha Filipçe