Snopçe: Me Naser Ziberin BDl-ja bëri shaka me shqiptarët, si Spasovski me Bushin (Video)

Shpërndaje

Deputeti i koalicionit opozitar ASH-AAA, Halil Snopçe ka komentuar propozimin e BDl-së për emërimin e Naser Ziberit si Avokat i Popullit. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Snopçe tha se kjo dëshmon mashtrimin e madh që BDl-ja e bëri me indenë e kryeministrit shqiptarë gjatë fushatës parazgjedhore.

“Ne e dinim që është kjo është punë pazari. Nuk na ka habitur propozimi i BDl-së sa na ka habitur qendrimi i Naser Ziberi. Ai me vetëdije ka pranuar që të jetë kandidat i rrejshëm për kryeministër shqiptar. Ka qenë pazarllëk. Dje e dëgjova deklaratën e zëvendëskryeministrit Grubi i cili e quajti humor jo të spikatur sjelljen e Oliver Spasovskit i cili ia mbylli gojën zëvendësministrit Nazim Bushi. Pra këta të BDl-së nuk janë aspak serioz. Aty ku nuk kanë argumente thonë se është humor jo i spikatur. Kjo i bie që edhe kryeministri ka qenë humor jo i spikatur, shaka me popullin shqiptar dhe mashtrim total”, tha mes tjerash Snopçe në një prononcim për gazetën LAJM.