Vidhet teli i bakrit në Trepçë (Video)

Shpërndaje

Stoqe të bakrit dhe një sasi e plu*mbit janë vjedhur ditëve të fundit në Ndërmarrjen Publike ”Trepça” në Mitrovicë. As dryri i vendosur në dy hyrjet e kësaj depoje, e as rojet e sigurisë, nuk i ndalën keqbërësit të marrin mbi 2000 Euro material të tillë, njofton Klan Kosova.

Dyshimet e para janë se dikush i brendshëm e kreu këtë vjedhje, ngase për shkak të festave të gjithë punëtorët ishin në pushim të fundvitit.

Për këtë arsye menaxhmenti mori vendim që të dërgojë në komision diciplinor të gjithë shefat e ndërrimit të asaj jave. Vjedhja ishte vërejtur disa ditë më vonë kur edhe u lajmërua edhe policia. Kjo e fundit është duke e hetuar rastin.