Vjosa Osmani propozon një emër për shef të AKI-së

Shpërndaje

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka propozuar një emër për shef të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ajo po pret konfirmimin nga ana e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin këshilltari për medie i Osmanit, Bekim Kupina, i cili tha se emri nuk mund të bëhet publik pasi që procesi duhet të mbetet konfidencial.

“U.d. Presidentja Osmani e ka propozuar një emër për shef të AKI-së. Meqë ky proces duhet të mbetet tërësisht konfidencial nuk mund ta bëjmë publik emrin tash për tash. Presim nga Kryeministri që edhe ai të pajtohet me propozimin tonë”, ka deklaruar Kupina.