Arlinda 6 vjeçe me epilepsi, nëna e saj kërkon ndihmë për të blerë barna

Shpërndaje

Arlinda i ka 6 vjet dhe është klasa e pare, por shkollën e ka ndërprerë për shkak se është e sëmurë. Ajo është me epilepsi dhe ka pasur disa herë raste që është sëmurë edhe në shkollë.

Nëna e saj Sebehatja thotë se më nuk po mund ta dërgon në shkollë nga frika mos të sëmuret. Vetëm për barnat e Arlindës kjo familje shpenzon mbi 6 mijë denarë në muaj, të cilat nuk po mund t’i mbuloj me të ardhurat që marrin.

“Afër 100 euro më shkojnë në muaj vetëm për barnat e saj. Ato i kam me i marr patjetër, se pa barna mund të sëmuret përsëri.Tre herë e kamë dërguar me ndihmën e shpejtë në spital. Para një jave e kam pasur në spitale se ishte sëmur tek shkolla. Mjekët thonë që të vazhdon një herë me barna, derisa të bëjë edhe disa vjet se ende e vogël është”, tha Sebegate Rahmani.

Kjo familje ka jetuar në Tetovë.Por prej kur është sëmurë vajza ata jetojnë me qira në Shkup që ta kenë më afër spitalin, por kushtet e tyre dita ditës po rëndohen thotë nëna e Arlindës.

“Po kemi jetuar në Tetovë, por për shkak të çikës tani jetojmë në Shkup me qira, 150 euro e kemi qiranë. Burri ku ka po punon kur s’ka nuk punon. Më shumë më kanë ndihmuar vëllezërit, familja kur ka pas më kanë ndihmuar”, shton më tej Sebehatja.

Babai i vajzës punon taksi, por me këtë rrogë nuk po mund t’i mbulon të gjitha harxhimet. Arlinda përveç epilepsisë është e sëmurë edhe nga bajamet,të cilat duhet t’i operojë. Kjo familje kërkon nga personat human që ta ndihmojnë që të mund t’i blejnë barnat për vajzën dhe të kenë të holla për kontrolle./tv21