Avokati Raufi është i bindur thellë: “Monstra” është rast i montuar

Shpërndaje

Avokati i palës mbrojtëse në rastin “Monstra”, Naser Raufi në seancën ku po thuhen fjalët përfundimtare, ka shprehur bindjen se rasti është i montuar.

“Jam i bindur thellë se rasti është i instrumentuar për shkak se gjatë procesit gjyqësor, një numër i madh i provave nuk janë pranuar si palë mbrojtëse”, tha Raufi mes të tjerash.

Edhe pse trupi gjykus i ka pranuar të gjitha dëshmitë e prokurorëve, Raufi thotë se Prokuroria gjatë rigjykimit nuk ka siguruar dëshmi të reja për rastin, madje as motivin e vr*asjes.

Nga ana tjetër, avokatët e vik*timave në po të njëjtën seancë kanë deklaruar se pajtohen me fjalët përfundimtare të prokurores Fatime Fetai./TV21