“Brenda marsit mbërrijnë 40 mijë vaksinat e Pfizer” Rama në Vlorë: Të dielën nis vaksinimi i personaliteteve

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka shkuar në qytetin e Vlorës, ku pritet të nisin vaksinimi i bluzave të bardha edhe në këtë qytet.

Duke folur për mediat Rama është shprehur se ditët në vijim do të vaksinohen të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor. Më tej kryeministri ka shtuar se shumë shpejt do të përfundojë vaksinimi edhe në shtëpitë e të moshuarve. Brenda marsit sipas Ramës në vendin tonë do të mbërrijnë 40 mijë vaksinat e Pfizer.

Rama deklaroi se të dielën nis vaksinimi i personaliteteve në Shqipëri që janë mbi 80 vjeç.

Rama: Ditë për ditë masivisht do të bëhen vaksina në të gjithë rrjetin e mjekëve dhe infermierëve, shumë shpejt të gjithë do të jenë të vaksinuar. Shumë shpejt vaksinimi do të mbarojë edhe në shtëpitë e të moshuarve. Ditën e diel fillojmë me disa personalitet 80 e lartë që do vaksinohen. Për këtë kategori. Vazhdojmë përpjekjen për të siguruar sasira të konsiderueshme vaksinash. Brenda Marsit do kemi 40 mijë dozat e Pfizer të parat./Top Channel