Glauk Konjufca publikon fotografi: Me Albinin kryeministër dhe Vjosën presidente

Shpërndaje

Glauk Konjufca ka publikuar fotografi nga vizita që pati në Dardanë, në të cilën e pranishme ishte Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, ani pse me këtë të fundit u panë shumë rrallë bashkë kohët e fundit.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe njeriu i dytë pas tij më i votuari në LVV, Glauk Konjufca, kanë dalë sot bashkë në fushatë.

“Për numrin e ndryshimit 127.

Me Albinin Kryeministër dhe Vjosën presidente!

Në Dardanë #KREJTDHEDREJT!”, ka shkruar Konjufca në Facebook, krahas tri fotografive të publikuara.