Kapet maqedonasi që bënte dallavere me testet e COVID në Kosovë

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Hani të Elezit, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 24 pako me epruveta për teste të COVID-19, gjithsejtë 576 copë

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se dje rreth orës 10:10 në Han të Elezit, është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, me targa të Maqedonisë janë gjetur dhe konfiskuar 24 pako me epruveta për teste të COVID-19, gjithsejtë 576 copë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më poshtë keni raportin e Policisë:

PKK Hani Elezit 26.02.2021 – 10:10. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, me targa të Maqedonisë janë gjetur dhe konfiskuar 24 pako me epruveta për teste të covid 19, gjithsejtë 576 copë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.