Komuna e Tetovës për një vit ka harxhuar rreth 150 mijë euro për telefona zyrtarë (Dokument)

Shpërndaje

Për vetëm një vit, komuna e Tetovës ka harxhuar 8.89 milionë denarë, respektivisht afër 150 mijë euro. Bëhet fjalë për vitin 2019, kurse të dhënat janë të publikuara në faqen zyrtare, në linkun https://open.finance.gov.mk/mk/home?fbclid=IwAR2ckmjj4iPea7cKWHgZBbEksz-ufk_zfbG5HueFwW_FQbcBdTKXn105YBE.

Vetëm në vitin 2019, komuna e Tetovës ka harxhuar katërfish më shumë nga që ka harxhuar komuna e Gostivarit brenda tre viteve. Komuna e Gostivarit për vitin 2018, 2019 dhe 2020 për telefona zyrtarë ka harxhuar gjithsej 1.9 milion denarë.

Kryetari i Gostivaritm Arben Taravari, duke komentuar këto të dhëna, tha për gazetën Lajm se faktet e paraqitura, flasin më shumë se çdo dyshim ose akuzë.

“Meqë ra fjala në drejtësi kanë një shprehje shumë intersante dhe që unë e respektoj shumë “as 1000 dyshime nuk bëjnë 1 fakt” ndaj në emër të fakteve shikoni një tabelë të qartë me harxhimet për telefonat zyrtarë në RMV gjatë periudhës 2018/2021”, theksoi Taravari, duke paraqitur edhe tabelën e harxhimeve.