Pas mjekëve është radha e vaksinimit të mësuesve, Rama: Nesër vijnë 15 mijë doza Pfizer

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama tha se nesër (e hënë, 1 mars) në vendin tonë do të mbërrijnë 15 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Rama ka bërë me dije se brenda dy javëve të para të marsit Covax do të nisë furnizimit me vaksinën AstraZeneca.

Kryeministri u shpreh se menjëherë do të vijojë vaksinimi i mësuesve.

“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve”, ishte mesazhi i kryeministrit Edi Rama.