Kryeministri Kurti merr vaksinën anti-Covid të AstraZeneca

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka marrë vaksinën anti-Covid, pas arritjes së kontingjentit të parë të dozave nga AstraZeneca, raporton Ekonomia Online.Vaksinimi i Kurtit në sallën “1 Tetori”, ka ndodhur një ditë para fillimit të vaksinimit të personelit shëndetësor dhe personave të moshës mbi 80 vjeç.Përveç Kurtit është vaksinuar edhe zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli dhe infektologu, Sali Ahmeti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se të martën do nisë vaksinimi i personelit shëndetësorë në Klinikën Infektive, ndërsa të enjten dhe të premten edhe në komuna.Kontingjenti i parë i dozave të vaksinës anti-covid prej 24 mijë doza ka arritur të dielën në mbrëmje në Kosovë.