Kush është pronari nga Shqipëria që qëndron mbrapa “Call Center” i cili u bastis nga Policia e Kosovës

Shpërndaje

Aksioni i sotëm është duke u zhvilluar në një “Call Center”, e cila sipas Policisë së Kosovës dyshohet për veprimtari mashtruese, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksion janë përfshirë edhe Policia gjermane dhe ajo italiane.

Derisa Gazeta Infokus mëson që ky aksion është duke bërë ndaj Call Centri “Wise Marketing Call”.

E pronari i objekti në Pejton ku ushtrohet Call Center, Abaz Sylejmani, ka thënë para mediave që kjo Call Center është pronësi të një shtetasi të Shqipërisë dhe e njëjta është hapur që pesë muaj.

Gazeta Infokus mëson që pronari i këtij lokali është nga Burreli i Shqipërisë.

Këtë sipas informacioneve e posedon familja Dervishi.

Ndërsa sipas hulumtimit të Gazetës Infokus, Fior Dervishi është drejtor ekzekutiv i “Wise Marketing Call”.

Kujtojmë që operacioni i Policisë së Kosovës po zhvillohet edhe në Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur policia me anë të një njoftimi të shkurtër.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, ka thënë për Gazetën Infokus, Baki Kelani.