Vaksinat kineze vijnë javës tjetër/ Kryeministri Rama: Nisim vaksinimin masiv të të moshuarve

Shpërndaje

Sasitë e ardhura të vaksinave Faizer, Astrazenica bashkë me 10.000 dozat e Sputnik përfshi edhe të disa mijëra dozave që pritet të vinë, të asaj kineze përmes një distributor turk, i kanë dhënë konfidencën e duhur qeverisë të paralajmërojë nisjen shumë shpejt të një vaksinimi masiv për moshën e tretë.

“E kam në majë të gjuhës lajmin po do ta mbaj dhe pak fare lajmin. Për gjyshërit dhe gjyshet që janë pika më e dobët, nisja e vaksinimit është fiksimi dhe ambicia ime për vajtjen në punë përditë. Besoj lajmi i mirë do dali më në fund edhe pak fare”, tha Rama.

Këtë deklarim të kryeministrit e avancoi ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tregoi se ku do të mbërrijë në vendin tonë vaksina kineze e prodhuar nga Sinofarm.

Sot finalizojmë edhe aktin normativ për vaksinat, të cilat jemi duke blerë nëpërmjet distributorit të autorizuar dhe besoj që javën që vjen fillojmë vaksinimin masiv”, tha Manastiruliu.

Këto komente kryeministri dhe ministria e shëndetësisë i bënë nga Kamza ku nisi vaksinimi i 1.000 mësuesve.

“Bëni dhe këtë dhe pastaj… duhet patur pak kujdes në 2 3 javë sa të krijohen antitrupat”, tha Rama.

“Faleminderit shpëtoni jetën e njerëzve gjëja më e rëndesishme”, tha mësuesi.

“E pashë që për pak më hëngre, besoj drejtoresha, e ka dashurinë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për hezituesit e bërjes së vaksinës Astrazeneca.

“Asnjë problem, u krijua pak turbullirë para ca ditësh, tani gjithë ata kryeministra që e pezulluan e bënë vetë. Vetëm pak kujdes ditët e para sa të krijohen antitrupat”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë tha se deri më sot janë vaksinuar mbi 16 mijë mësues ndërsa në të gjithë vendin deri më tani numri të vaksinuarve kap shifrën 52.000./Top Channel.