EPIKE! Luana Vjollca zgjedh mënyrën më “COOL” për të shkuar për të votuar!

Shpërndaje

Luana Vjollca është një nga femrat më të bukura në Shqipëri, dhe mesazhet që ajo përcjell për publikun janë gjithashtu të tilla. Autorja e “Shiko kush LUAN” dhe “Take Me Out Albania” gjithmonë i ka inkurajuar ndjekësit në rrjete sociale të votojnë, ashtu siç bëri dhe dje kur postoi disa foto me veshje sportive në Instagram ku pyeste ndjekësit “Kë do votoni?”.

Ndërsa sot që Shqipëria zgjedh, Luana i ka lënë të gjjthë pa fjalë. Prezantuesja bukuroshe ka publikuar një fotografi me veshje plazhi në natyrë.

“Rrugës për votim,” shkruan ajo me nota humori. Më pas, e ka konfirmuar që në fakt pjesën e votimit e kishte seriozisht, teksa ka ndarë një video në InstaStory duke shkuar me makinë për të bërë zgjedhjen e saj.

“A ju thashë që jam rrugës për të votuar?” shkruan moderatorja. Luana ka paralajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me projekte të reja, dhe të gjithë ne po i presim me padurim!