Kush i fitoi zgjedhjet në Shqipëri, dalin sondazhet e para jozyrtare (REZULTATET)

Shpërndaje

Euronews Albania ka publikuar të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani. Dimitris Mavros, përfaqësues i MRB tha se rezultati nga të dhënat e exit poll tregon një garë shumë të ngushtë midis Partisë Socialiste dhe opozitës. “Së pari dua të jap një pikëpamje të kombinuar me atë shkencor kemi një situatë që është shumë e afërt për të dhënë se kush do qeverisë dhe duhet të presim rezultatin. Kjo është një situatë dhe partitë janë shumë afër. Është një çështje shumë delikate”, u shpreh z. Mavros.

Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll vijon si më poshtë:

PS – nga 67-71 mandate

PD – 61-65 mandate

LSI 6-8 mandate

Patia Social-Demokrate – 1-2 mandate

Me 46.9 përqind të votave, EXIT POLL-i i Albanian Post ka renditur Partinë Socialiste partinë e parë fituese në zgjedhjet nacionale të 25 prillit në Shqipëri. E dyta dhe shumë afër me përqindje prej partisë së parë, është renditur Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave. Ndërsa, Lidhja Socialiste për Integrim ka dalë e treta me 6.9 për qind, derisa partitë e tjera kanë arritur të marrin 2.7 për qind të votave totale. Parlamenti i Shqipërisë përbëhet nga 140 ulëse, derisa një partie i nevojitet një shumicë prej mbi 70 ulëse që të ketë të drejtë të qeverisë e vetme për katër vitet e ardhshme.