Ministrja Carovska: Nxënësit kanë mundësi të zgjedhin a duan libra digjitalë apo të shtypura!

Shpërndaje

Nga foltorja e Kuvendit, në kuadër të seancës së pyetjeve të deputetëve, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska i është përgjigjur publikut për çështjen e librave digjitalë që planifikohen të futen në procesin arsimor.

Ka deklaruar, se ndryshimet ligjore parashohin trajtim të barabartë të nxënësve, dhe se qasja është e kombinuar.

“Të gjithë kanë mundësi të zgjedhin, qoftë digjitale, apo të shtypura”, tha Carovska, transmeton TV21.

Ndërkaq duke u përgjigjur ndaj opozitares VMRO-DPMNE-së, të cilët në seancë dërguan kritika për ndryshimet ligjore, Carovska deklaroi:

“Në këtë Kuvend kishit mundësi të diskutoni për konceptin e ri për arsimin fillor, ku janë qartë të definuara këto ndryshime, por ju nuk diskutuat për këto, kaq nga kapaciteti juaj”.

Ndërkaq deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski deklaroi:

“Nxënësit mblidhen për bojkot, prindërit mblidhen për bojkot, mësimdhënësit mblidhen për bojkot”.

Ndërkohë, para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është protestuar, kërkohet tërhiqja e librave digjitalë, ndërkaq është paralajmëruar bojkot i procesit arsimor gjatë ditës së nesërme./TV21