Nuk kalon në Kuvend propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Shpërndaje

Në Kuvendin e Kosovës është duke mbajtur seanca për shqyrtimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka thënë se në sallë aktualisht janë 105 deputetë.

“Aktualisht janë 105 deputetë të pranishëm në sallë”, tha ai.

Për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje kanë votuar për 65 deputetë, kundër 39.

Konjufca ka konfirmuar se nuk ka kaluar propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, duke mos u arritur kështu 69 deputetë si vota të nevojshme për kalimin e ndryshimeve të Ligjit.