Rama jep lajmin e mirë: Edhe 208 mijë vaksina të tjera mbërrijnë në Rinas

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama informon se sot në Rinas zbresin 208 mijë vaksina të tjera.

Rama thotë se pas pak orësh vijnë edhe vaksinat, teksa nuk thotë se cilës kompani i përkasin. Vetëm në fundjavë, në Shqipëri erdhën dy ngarkesa me një total prej 90 mijë e 800 vaksinash nga AstraZeneca.

Ndërkohë Manastirliu ditën e djeshme e ka paralajmëruar këtë ngarkesë vaksinash prej mbi 200 mijë dozash, ndërkohë që edhe ajo nuk ka bërë të ditur se cilës kompani i përkasin apo nga vijnë.