Asnjë i sëmurë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një lajm shumë pozitiv rreth situatës me pandeminë atje.Që nga marsi i vitit të kaluar, hera e parë që në 24-orët e fundit nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID në dyert e Infektivës.“LAJM I BUKUR. Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020’’, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, që prej nisjes së procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri, janë vaksinuar 585 mijë qytetarë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Në një postim në “Facebook”, Manastirliu shkruan se kjo shifër është arritur falë vaksinimeve që po vijojnë nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, e deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit. Të gjithë këtë proces, ajo e ka konsideruar si shembullorë, e për këtë, falenderon ekipet mjekësore.

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore ”, shkruan Manastirliu.