Gjermania në një vijë me Bullgarinë: Problemi mes Shkupit dhe Sofjes nuk duhet të zgjidhet në BE!

Shpërndaje

Ministri gjerman, Michael Roth ka shprehur qëndrim të njejtë, me presidentin bullgar, Rumen Radev që problemi mes Shkupit dhe Sofjes duhet të zgjidhet në të dy shtetet, dhe jo në Bruksel dhe Berlin.

Roth tha, se duhet politikanë, të cilët do të ndërtojnë ura për tejkalimin e këtij problemi, pasi siç tha, Gjermania mbështet Shkupin dhe Tiranën në nisjen e negociatave, por në Bashkimin Evropian vendimet merren me konsensus.

“Ne, në këtë moment kemi një problem bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Normalisht, problemet bilaterale duhet të zgjidhen në nivel bilateral, jo në nivel të Bashkimit Evropian. Por, tani ne ndihmojmë dhe unë i jap mbështetje kryesimit portugez, pasi ata janë duke vijuar kryesimin gjerman. Por, tani ne kemi nevojë për politikanë të guxishëm, që janë të gatshëm të ndërtojnë ura”, tha Rot në Tiranë, transmeton TV21.

Gjatë ditë, në Romë deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe presidenti bullgar, Rumen Radev në paraqitjen para mediave me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.