Kroacia i ofron Kosovës 10 mijë doza të vaksinave antiCOVID-19

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, bëri të ditur se Kroacia ka ndarë 10 mijë doza të vaksinave anti-COVID për Kosovën. Ai deklaroi se janë kundër shkëmbimit të territoreve, duke theksuar se do të punojnë që ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë. “Me kënaqësi të madhe e kam njoftuar ministren Gërvalla për ndarjen e 10 mijë dozave të vaksinave për Republikën e Kosovës. Republika e Kroacisë e ka marrë vendimin për ngritjen e kontingjentit ushtarak të KFOR-it. Kroacia e përkrahë dialogun Kosovë-Serbi në dialogun bilateral, nën administrimin e ShBA-ve, për një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Kroacia gjithashtu është kundër shkëmbimit të territoreve dhe do të punojmë që ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Kosova është shtet i pavarur dhe për vendet që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, nëse dojnë qetësi në botë, atëherë duhet të pranohet pavarësia. Për këtë edhe Serbia duhet të marr vendimin e duhur dhe shpresoj që në të ardhmen do të lehtësojnë marrëdhëniet dhe do të sigurohet siguria në Evropën Juglindore”, tha ai në konferencën e mbajtur pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Diasporës, Donika Gërvallen.