Ziadin Sela: ‘Urime Fitër Bajrami’, ju uroj shëndet, mbarësi dhe ngrohtësi në familjet e juaja

Shpërndaje

Pas një muaj të përcjellë me sakrificë e devotshmëri sot festojmë Fitër Bajramin.

Është kjo festa jonë që thyen muret e egoizmit dhe krijon afërsinë më reale dhe me të natyrshme mes njerëzve duke e rritur besimin dhe vetëdijen tonë për të qëndruar më pranë Zotit dhe ndaj atyre që kanë nevojë për ne!

Mes vështërsive, forca e besimit kthehet në shpresë dhe kurajo me plot solidaritet për paqe e harmoni me njëri tjetrin!

Më lejoni që në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët të gjithë besimtarëve musliman t’ju uroj Fitër Bajramin duke ju uruar shëndet, mbarësi dhe ngrohtësi në familjet e juaja.

Zoti tju pranojë agjërimin dhe lutjet e Juaja!