Policia me aksion “Subvencioni 2021”, pritet arrestimi i 23 personave në disa komuna të Kosovës

Shpërndaje

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente po zhvillojnë aksionin “Subvencioni 2021”.

Express mëson se pritet arrestimi i 23 personave në qytete të ndryshme të Kosovës.

Ndërsa 8 nga ta janë zyrtarë të Agjencionit të Zhvillimit për Bujqësi.

Detaje:

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, si vazhdim i aksionit të mëhershëm “subvencionet”, ndërsa mësohet se janë arrestuar disa persona.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin në AZHB, ndërsa tha se aksioni është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në Ministrinë e Bujqësisë rreth katër muaj më parë, Policia e Kosovës kishte arrestuar disa persona të dyshuar për “Marrje ryshfeti”, e vepra të tjera.

Muaj pas muaji, policia ka vazhduar me aksione të ndryshme në lidhje me rastin e quajtur “Subvencioni 2021”.