Aksidenti i autobusit të Kosovës, mediat kroate ndërtojnë skemën 3D

Shpërndaje

Mediat kroate kanë ndërtuar në 3D videon e aksidentit të rëndë, që u mori jetën 10 shqiptarëve të Kosovës e ku më shumë se 15 prej tyre mbetën të lënduar rëndë.

Sipas këtij projeksioni të bazuar në raportet e policisë, shihet autobusi që del nga rruga dhe pas disa devijimesh përmbyset jashtë saj në një zonë të gjelbëruar.

Paraprakisht u tha se aksidenti ka ardhur si pasojë e lodhjes së shoferit, ndërsa ky i fundit, tashmë nën arrest, ka deklaruar se e ka zënë gjumi. Autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë është aksidentuar në Kroaci, rreth orës 6 të mëngjesit. Ende nuk janë identifikuar trupat e viktimave, ndërsa Kryeministri Kurti dhe anëtarë të tjerë të qeverisë kanë mbërritur në Kroaci.

(VIDEO 3D)