Kosova lë gjurmë në Japoni, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

Shpërndaje

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike.

Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është hera e parë që Kosova merr një medalje të artë në Lojërat Olimpike.

Tashmë shpresat për medalje të tjerë janë gjithashtu tek dy sportistetë Judo-s, edhe ato shumë cilësore.

Bëhet fjalë për Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën.