Zaev: BDl-ja e pranoi Rezolutën e VMRO-DPMNE-së

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev nga Vinica ka njoftuar se partneri i koalicionit, Bashkimi Demokratik për Integrim.

“BDl e ka pranuar Rezolutën e VMRO-DPMNE-së. Ne e kemi diskutuar, por duhet të ndryshohet kushtetuta që të pranohet Rezoluta”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Shtoi, se me këto ndryshime do të bëhet një Rezolutë e përbashkët dhe gjithëpërfshirëse.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka bërë të ditur se për miratimi i Rezolutës duhet të jetë me konsensus politik.

Në Rezolutë e cila ka të bëjë me vijat shtetërore në negociatat me Bullgarinë, kërkohet që bisedimet të zhvillohen në mënyrë të barabartë dhe parimore dhe të respektohen njohuritë e shkencës maqedonase, rreth autoktonisë së gjuhës maqedonase dhe vazhdimësisë së saj historike, gjuhësore dhe kulturore.