Aprovohet projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka aprovuar projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ky projektligj, kaloi me shumicë votash nga kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Kurti, teksa thuhet se do të qartësoj procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

“Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtim së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.