SKANDALOZE: Kamionët serbë fillojnë të tërhiqen, por ndalohen nga serbët tjerë dhe detyrohen të qëndrojnë në barrikadë

Shpërndaje

Është me të vërtetë skandaloze dhe për t’u kritikuar.

Pak më parë u raportua se dy kamionë u tërhoqën nga barrikada, por njëri nga ta u detyrua të kthehet prapa, përcjell GazetaBlic.

Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime zyrtare. Sipas këtij burimi, kamioni i parë që u tërhoqë nga barrikada, u lirua nga serbët, por kur këtë tentoi ta bëjë edhe i dyti, pra që të kthehet për Serbi, është ndaluar.

“Po, është e sigurtë. Ne jemi këtu dhe e kemi parë ngjarjen. Kamioni i parë u lejua të kthehet për Serbi, por kur këtë e kërkoi edhe i dyti, atëherë serbët e ndaluan dhe e detyruan të kthehej sërish në barrikadë”, tha ky burim për GazetaBlic.

Kujtojmë se sot gjatë ditës kryeministri Kurti mbajti një konferencë për media, ku tha se qëndron prapa vendimit, duke ftuar banorët serbë që të mos bien pre e qëllimeve dashakeqe të Beogradit.

Sonte ndërkaq, Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të mbajë mbledhje me kërkesë të kreut të ekzekutivit, Albin Kurti.