“Xhandarmëria gati” – Beogradi provokon rëndë, publikon video të ushtrisë dhe tankeve (Video)

Shpërndaje

Ministria e Brendshme Serbe në kanalin e saj zyrtar ka shpërndarë një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarë dhe automjete ushtarake, përfshirë edhe auto-blinda.

Në video madje shihet edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin.

“Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat e caktuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiq”, thuhet në videon e publikuar.

Kujtojmë se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, mediat në Serbi raportuan se vetura ushtarake serbe i janë afruar kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri.