Aksioni në Lubeten, kryetari i komunës së Butelit: Për një kohë të shkurt do të merr fund golgota e qytetarëve

Shpërndaje

Në Luboten dhe në disa pjesë të Shkupit Policia Financiare ka filluar aksion në lidhje me duhanin. Nga Policia Financiare thonë se aksioni po kryhet për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale trafik me mall akcize dhe mashtrim doganor.

Kreu i komunës së Butelit, Velimir Smilveski ka arritur në vendngjarje. Ai tha se shpreson se për një kohë të shkurt do të merr fund kjo golgotë e qytetarëve. Kreu i Komunës së Butelit tha se është i sigurt se duhani nuk është ilegal, dhe se për këtë janë informuar të gjithë institucionet. Smilevski tha se numri i madh i forcave policore është për çështje sigurie.