Xhudistët kosovarë nisen drejt Lojërave Olimpike

Shpërndaje

Ekipi i xhudistëve kosovarë po vazhdon rrugëtimin sportiv duke u bërë pjesë e garave më të mëdha të organizuara nëpër botë.

Kësaj radhe ata janë nisur për në Tokio për të garuar në Lojëra Olimpike, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.