Televizioni anglez ITV sjell reportazhin rrëqethës për kombëtaren e Kosovës (Video)

Shpërndaje

Dardanët luajtën kundër Anglisë, ku edhe pse u mposhtën treguan lojë shumë të bukur dhe karakter të lartë në fushë.

Suksesi i futbollistëve ka bërë jehonë të madhe dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë tifozëve të vendlindjes së futbollit, Anglisë.

Televizioni anglez, ITV ka bërë një reportazh emocionues për Kombëtaren e Kosovës.

Ata kanë ndërlidhur historinë e përgjakshme, ndërhyrjen e NATO-s dhe krijimin e ekipit kombëtar.

Më poshtë mund ta ndiqni reportazhin e realizuar nga ITV.

VIDEO