EKSKLUZIVE: “Thyerje” në LDK, disa deputetë nuk do t’i japin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Shpërndaje

Jo të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mbështesin mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Gazeta Blic nga burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vesh se janë disa deputetë që nuk do t’i japin nënshkrimet për këtë mocion.

Grupi Parlamentar do të mblidhet nga ora 13:00, por jo të gjithë deputetët e LDK-së do t’i japin nënshkrimet. Pos Vjosa Osmanit, do të jenë të paktën edhe dy- tre deputetë që aktualisht nuk kanë disponim për t’i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë”, tha ky burim i Gazeta Blic brenda LDK-së.

Ky burim tha se ka pak gjasa që bre da dy orësj të ndërrohet disponimi i këtyre deputetëve për t’i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.

“Nuk besoj që lideri i LDK-së do të arrij t’i bind këta deputetë që të votojnë pro mocionit, gjegjësisht t’i japin nënshkrimet”, tha ku burim.

Sipas këtij burimi, ka pakënaqësi me vendimin e djeshëm të Kryesisë për rrëzimin e Qeverisë.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar se gjatë mbledhjes së djeshme të Kryesisë, dt nga njerëzit më të votuar të LDK-së: kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe Ministri Lumir Abdixhiku kishin kundërshtuar mocionin.

Derisa Vjosa Osmani kishte votuar kundër, Abdixhiku kishte abstenuar në votim për procedimin e mocionit të votëbesimit.

Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku ishin kundër procedimit të mocioni”, thonë burimet e Gazeta Blic.Sipas këtyre burimeve, kryetarja e Kuvendit nuk u pajtua me mocionin e kërkuar nga anëtarët e kryesisë së LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe votoi kundër.

Abdixhiku ndërkaq, nuk mori pjesë në votim, edhe pse kundërshtoi procedimin e mocionit ndaj Qeverisë Kurti.

Ai poashtu është deklaruar kundër ndonjë koalicioni të mundshëm me PDK-në.

Ndryshe, Agim Veliu cili dje u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti thotë se gjatë kohës sa kishte udhëhequr me këtë dikaster ky i fundit nuk ka pasur mundësi t’i ndërhynte në punë. Zotohet se ai nuk I nënshtrohet askujt.

“Unë besoj se, gjatë ditës së sotme do të llojë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve dhe në momentin që ato do të kompletohen do të procedohen në kryesinë e kuvendit për tu proceduar më tutje”, shprehet Veliu.

Ai në një emision në Televizionin Publik të Kosovës deklaroi se që nga procesi para dhe pas zgjedhor ka kundërshtuar dhe ka pasur hezitime për koalicion. Kjo pasi që siç thotë ai, duke njohur filozofinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe dallimet në mes dy partive. Ai shkon edhe më tutje.

Veliu konsideronse partia me të cilën kanë qeverisur gjatë këtyre ditëve nuk ka kuadro.

“Unë nuk kam pasur pengesa as nuk kam pasur ndihmesa, sepse Kurti e ka ditur që unë nuk I nënshtrohem asnjë presioni dhe kërkese të tij. Unë punën time e kryej në bazë të rregullave ashtu sic edhe kërkohet në bazë të ligjeve. Ai e ka ditur që kërkesat e tij do të jenë të kota”, deklaron ai.