Mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare në Maqedoninë e Veriut, pas 48 orëve mbyllet edhe aeroporti i Shkupit!
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e saj të 20-të, vendosi që të mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Të drejtë hyrje kanë vetëm qytetarët me nënshtetësi të vendit, përfaqësuesit diplomatik si dhe personat me rëndësi për shtetin dhe ekonominë me leje nga shtabi i krizës, si dhe makineritë ngarkuese me mallra.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi në afat prej 48 orëve mbyllet edhe aeroporti i Shkupit!
Me masat e reja të Qeverisë në luftën kundër koronavirusit përveç kufijve tokësor, mbyllet edhe Aeroporti i Shkupit.
“Më tej, mbyllet edhe Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, pika kufitare, përveç fluturimeve shtetërore, kargo, fluturimeve humanitare dhe medicinale, pas përfundimit të afatit 48 orësh nga momenti i hyrjes në fuqi i këtij vendimi”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.