“Qeshni pak me mua”, Rama mesazh ndryshe qytetarëve, publikon vargjet goditëse: Mora pushkën, dola malit…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama jep një mesazh ndryshe për koronavirusin. Ai publikon në “Facebook” një poezi të vjetër, që i përshtatet mjaft mirë kësaj situate.

Rama iu drejtohet qytetarëve pikërisht me këto vargje mjaft goditëse, duke ju kujtuar se “armiku” kryesor i përhapjes së koronavirusit janë vetë ata, nëse nuk respektojnë masat.

Mesazhi i Ramës:

Pak humor, po jo dhe aq!

Kjo punë vajti tamam kështu, luftë për të shmangur një tragjedi dhe kur tragjedia nis e duket e shmangur, fillon komedia e fajësimit të njëri-tjetrit, e natyrisht çdo ditë e më mirë larg tragjedisë, çdo ditë e më shumë ankesa e kërkesa, ju për mua e unë për ju!

Do kalojë edhe kjo, qeshni pak me mua duke lexuar këtë meme-vjershë, që sapo më erdhi😀