Rrëzohet në Shkup helikopteri i MPB-së, lëndohen 5 policë (Foto/Video)
Një helikopter policie M-17, para një ore më parë u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga një platformë në aeroportin e Shkupit.
“Me lëndëime të lehta trupore është vetëm një anëtar i ekuipazhit,” konfirmoi Ministria e Brendshme për TV21.
Siç informojnë nga MBP, sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër ë Stacionit policor në “Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup”, pasi është furnizuar me derivate helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar. Në helikopter kanë qenë 5 persona.
Sipas informatave të para, një person ka marrë lëndimë të lehta trupore.
Foto: Tomislav Georgiev (Fokus.mk)